Vendimet e Bordit në mbledhjen e shtatorit 2017
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 21-22 shtator 2017, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, dhe bazuar në strategjinë e investimeve dhe rekomandimet e Komisionit të Investimeve, ka marrë këto vendime:
- Të tërhiqen: €27 mln nga Pictet; €27 mln nga Nordea GSE; €72 mln nga Amundi 3M; €33 mln nga BNY Mellon dhe €30 mln nga llogaria në BQK.
- Nga këto mjete të tërhequra të financohen investimet në vijim: €34 mln në Schroders GDG; €50.5 mln në BNP Parvest; €44 mln në AXA-OI; €27 mln në Vanguard, dhe €33.5 në Amundi Rendiment Plus.
- Të ndryshohen kufijtë dhe objektivat e matricës së alokimit strategjik.