26-04-2022

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 15 prill 2022

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, në mbledhjen e 15 prillit 2022 ka vendosur për tërheqjen dhe shtimin e mjeteve sikurse në vijim:

– Të tërhiqet i gjithë investimi (€91.1 milionë) nga fondi i Lyxor USD 10Yr Inflation Expectations ETF;

– Të tërhiqen €50.4 milionë nga fondi i Invesco Nasdaq QQQ ETF;

– Të investohen €45.0 milionë në Lyxor EUR 2-10Yr Inflation Expectations ETF;

– Të investohen €23.0 milionë në Amundi MSCI EU Quality ETF,

– Të investohen €23.1 milionë në Global X Cybersecurity ETF;

– Të investohen €23.0 milionë në iShares Global Clean Energy ETF;

– Të investohen €23.o milionë në iSares Core High Dividend ETF.