22-06-2022

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 17 qershor 2022

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, në mbledhjen e 17 qershorit 2022 ka vendosur që:

– Të shiten 60 milionë euro nga fondi i Lyxor EU Breakeven ETF;

– Të shiten 83.6 milionë euro nga fondi i BNY Mellon Real Return;

– Të shiten €107 milionë euro nga Nordea Stable Return dhe

– Të blihen në tregun sekondar €5 milionë euro fletobligacione të Qeverisë së Republikës së Kosovës me normë interesi 3.74% dhe me maturitet 9.7 vjet.