Vendimet e Komisionit të Investimeve më 1 dhjetor 2025
Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 1 dhjetor 2025 i mori këto vendime:
1. Në Portofolin Standard të implementohen shitblerjet sikurse në vijim:
a. Të realizohet tërheqja e plotë e investimit nga fondi i Pacer Data & Infra RE ETF (me ISIN: US69374H7411).
b. Të realizohet tërheqja e plotë nga fondi i Wisdom Tree Oil ETF (me ISIN: GB00B15KXV33). Po ashtu, urdhëresat në pritje për shitblerjen e të njëjtit, anulohen.
c. Të shiten 15 milionë euro nga fondi i Global X US Infrastructure ETF (me ISIN: US37954Y6730).
d. Të investohen 31 milionë euro në fondin e Vanguard GSI Fund (me ISIN: IE00B03HD316).
e. Të investohen 46 milionë euro në fondin e iShares Core FTSE 100 ETF (me ISIN: IE0005042456).
f. Të investohen 25 milionë euro në fondin e Amundi EU Quality ETF (me ISIN: LU1681041890).
g. Të investohen 30 milionë euro në fondin e Schroder Suistanable Growth Fund (me ISIN: LU2802595350).
h. Të investohen 15 milionë euro në fondin e Global X Data & Digital Infra ETF (me ISIN: US37954Y2366).
i. Të investohen 15 milionë euro në fondin e iShares US Infrastructure ETF (me ISIN: US46435U7138).
2. Financimi neto i investimeve të Portofolit Standard të bëhet nga paraja e gatshme dhe Amundi Smart Overnight Return ETF (me ISIN: LU1190417599).
3. Në Portofolin e Balancuar të implementohen investimet në vijim:
a. Të investohen 8 milionë euro në iShares Core FTSE 100 ETF (me ISIN: IE0005042456).
b. Të investohen 5 milionë euro në fondin e Schroder Suistanable Growth Fund (me ISIN: LU2802595350).
4. Financimi i investimeve të mësipërme të Portofolit të Balancuar të bëhet nga paraja e gatshme dhe Obligacionet e Kosovës.