28-05-2024

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 13 maj 2024

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve, Komisioni për Investime (KI) i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 13 maj 2024, i mori këto vendime:

  1. Investimin e €500 milionë në dhjetë transhe (çdo dy javë transhi) nga €50m secili transh. Transhi i parë të ekzekutohet menjëherë. Nga kjo shumë, €300 investohen në Vanguard Global Stock Index Fund (në gjashtë transhe).
  2. Financimi i investimeve më lart të realizohet përmes parasë së gatshme në BQK, për aq sa është e mundur, si dhe pjesa tjetër nga fondi i tregut të parasë së gatshme (Amundi Euro Liquidity).