17-03-2025

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 17 mars 2025

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues i FKPK-së, më 17 mars 2025, i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të investohen sikurse vijon:

a) 30 milionë euro në obligacionet 7-vjeçare të Thesarit të Francës, me normë të kthimit jo më të ulët sesa 3.1%.
b) 14 milionë euro në Vaneck Defense ETF (me ISIN: IE000YYE6WK5).
c) 14 milionë euro në Future of Defense ETF (me ISIN: IE000OJ5TQP4).

2. Në Portofolin e Ndërmjetëm të investohen sikurse vijon:

a) Dy milionë euro në Vaneck Defense ETF (me ISIN: IE000YYE6WK5).
b) Dy milionë euro në Future of Defense ETF (me ISIN: IE000OJ5TQP4).

3. Investimet e mësipërme financohen nga mjetet e lira në BQK dhe nga mjetet në fondin e Amundi Euro Liquidity.