17-06-2025

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 17 qershor 2025

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 17 qershor 2025 i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard, investimi i FKPK-së në fondin e SPDR MSCI EU Energy ETF (me ISIN: IE00BKWQ0F09), të shitet sipas skenarëve në vijim:

a) Të shiten €16 milionë nëse çmimi i njësisë së këtij fondi arrin në €197.

b) Të shitet pjesa tjetër e gjithë investimit nëse çmimi i njësisë së këtij fondi arrin në €211.