Vendimet e Komisionit të Investimeve më 19 mars 2026

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 19 mars 2026 i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të:

a) Të tërhiqet 50% e investimit nga fondi: SPDR S&P Oil & Gas Exploration & Production ETF (me ISIN: US78468R5569).
b) Të investohen 36 milionë euro në fondin: iShares MSCI EM UCITS ETF (me ISIN: IE00B4L5YC18).
c) Financimi i investimit në pikën b) të mbulohet nga paraja e gatshme dhe nga fondi: Amundi Smart Overnight Return ETF (me ISIN: LU1190417599).

2. Në Portofolin e Balancuar të:
a) Investohen 4 milionë euro në fondin: iShares MSCI EM UCITS ETF (me ISIN: IE00B4L5YC18). Financimi i këtij investimi do të bëhet nga paraja e gatshme dhe obligacionet e maturuara të Republikës së Kosovës.