Vendimet e Komisionit të Investimeve më 2 maj 2025
Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 2 maj 2025 i mori këto vendime:
1. Në Portofolin Standard të investohet në fondin WisdomTree WTI Crude Oil ETC (me ISIN: GB00B15KXV33) sipas kushteve në vijim, të ndërlidhura me çmimin e naftës (WTI):
a) 10 milionë euro nëse çmimi bie në 55 dollarë
b) 10 milionë euro nëse çmimi bie në 50 dollarë.
2. Në Portofolin Standard të tërhiqen mjetet nga WisdomTree WTI Crude Oil ETC (me ISIN: GB00B15KXV33) sipas kushteve në vijim, të ndërlidhura me çmimin e naftës (WTI):
a) 12.5 milionë euro nëse çmimi arrin 77 dollarë,
b) Shuma e tërësishme e mjeteve (pozicioni i plotë) nëse çmimi arrni mbi 80 dollarë.