02-06-2025

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 2 qershor 2025

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 2 qershor 2025 i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të investohen:
a) €4 milionë në SPDR S&P Dividend Aristocrats ETF (me ISIN: IE00B5M1WJ87).
b) €4 milionë në iShares Edge MSCI Europe Value Factor ETF (me ISIN: IE00BQN1K901).
c) €4 milionë në Amundi MSCI Europe Quality Factor ETF (me ISIN: LU1681041890).

2. Në Portofolin Standard të shitet i gjithë investimi në Invesco Nasdaq QQQ ETF (me ISIN: US46090E1038), nëse vlera e investimit arrin në €84 milionë.

3. Në Portofolin e Ndërmjetëm, të investohen €2 milionë në iShares Edge MSCI Europe Value Factor ETF (me ISIN: IE00BQN1K901).