21-02-2025

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 21 shkurt 2025

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve (DPI) të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues i FKPK-së, më 21 shkurt 2025, i mori këto vendime:

1. Të angazhohen fondet e përzgjedhura sipas ftesës publike për multi-asete IC/2024/04:

  • Allianz Dynamic Muti Asset Strategy SRI (me ISIN: LU2093606593).
  • Blackrock Global Allocation Fund (me ISIN: LU1653088838).
  • Schroder Global Multi-Asset Balanced (me ISIN: LU0776414590).

2. Të angazhohen fondet e përzgjedhura sipas ftesës publike për fonde aktive IC/2024/02:

  • JP Morgan Global Select Equity (me ISIN: LU2552654589).
  • Schroder Global Equity-Alpha (me ISIN: LU0248167297).

3. Në Portofolin Standard të investohen taktikisht në Nasdaq QQQ ETF deri në 80 milionë euro, në tre transhe (40+20+20 milionë euro), nëse arrihen kushtet e vendosura të çmimit të njësisë.

4. Investimet nga pika 3. mund të shiten nëse çmimi i fondit (Nasdaq QQQ ETF) rikthehet në pikun paraprak.

5. Të investohen 30 milionë euro në BNP Paribas Healthcare Innovators (me ISIN: LU0823417067) nga të cilat:

– 26 milionë euro në Portofolin Standard dhe

– 4 milionë euro në Portofolin e Ndërmjetëm, pas ndryshimeve të DPI-së nga Bordi Drejtues.

6. Miratohet Versioni 1.2 i Strategjisë së Alokimit të Aseteve.