28-04-2025

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 28 prill 2025

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues i FKPK-së, më 28 prill 2025, i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të investohen sikurse vijon:

a) 42 milionë euro në Allianz Dynamic Multi-Asset 75 (me ISIN: LU2093606593).
b) 62 milionl euro në BlackRock Global Allocation Fund (me ISIN: LU1653088838).
c) 82.5 milionë euro në JPMorgan Global Select Equity (me ISIN: LU2552654589).
d) 26 milionë euro në BNP Paribas HealthCare Innovators (me ISIN: LU0823417067).


2.
Në Portofoli Standard të tërhiqen sikurse vijon:

a) 86.5 milionë euro nga Nordea Stable Return (me ISIN: LU0539147214).


3.
Në Portofolin e Ndërmjetëm të investohen sikurse vijon:

a) 4.4 milionë euro në Allianz Dynamic Multi-Asset 75 (me ISIN: LU2093606593).
b) 6.5 milionë euro në BlackRock Global Allocation Fund (me ISIN: LU1653088838).
c) 16 milionë euro në JPMorgan Global Select Equity (me ISIN: LU2552654589).
d) 4 milionë euro në BNP Paribas HealthCare Innovators (me ISIN: LU0823417067).


4.
Në Portofolin e Ndërmjetëm të tërhiqen sikurse vijon:

a) 8 milionë euro nga Nordea Stable Return (me ISIN: LU0539147214).


5.
Financimi investimeve të bëhet nga mjetet e lira në BQK dhe nga fondi i Amundi Euro Liquidity.