Vendimet e Komisionit të Investimeve më 5 dhe 6 gusht 2024
Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve (DPI), Komisioni për Investime (KI) i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 5 dhe 6 gusht 2024, i mori këto vendime:
- Të vazhdohet procesi tranzicionit drejt pajtueshmërisë me DPI-në. Të investohen €200 milionë në katër transhe dyjavore me nga €50 milionë secili. Transhi i parë të ekzekutohet më 8 gusht (2 javë nga transhi paraprak – i 24 korrikut).
- Financimi i investimeve më lart të realizohet nga paraja e gatshme në BQK, për aq sa është e mundur, dhe pjesa tjetër nga fondi i tregut të parasë së gatshme, Amundi Euro Liquidity.
- Të ndryshohet pjesërisht procesi i tranzicionit drejt pajtueshmërisë me DPI. Të investohen kushtimisht €75 milionë në fondin Invesco S&P 500 €H ETF. Blerja të realizohet nëse çmimi është nën nivelin €41.154. Transhet e mbetura drejt pajtueshmërisë me SIP janë: Transh 8 (€50m), Transh 9 (€50m) dhe Transh 10 (€25m).
- Të tërhiqen mjetet e nevojshme për të financuar investimet e planifikuara nga fondi i tregut të parasë së gatshme, Amundi Euro Liquidity.