Vendimet e Komisionit të Investimeve më 9 shkurt 2026

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 9 shkurt 2026 i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të zbatohen shitblerjet në vijim:

a) Të investohen 50 milionë euro në fondin e Schroder Global Multi-Asset Fund (me ISIN: LU0776414590).

b) Të investohen 32 milionë euro në fondin e UBS Core SPI ETF (me ISIN: CH0131872431).

c) Financimi i këtyre investimeve të mbulohet nga paraja e gatshme dhe nga tërheqja e 41 milionë eurove nga fondi i Amundi Smart Overnight Return ETF (me ISIN: LU1190417599).

2. Në Portofolin e Balancuar të zbatohen shitblerjet në vijim:

a) Të investohen 10 milionë euro në fondin e Schroder Global Multi-Asset Fund (me ISIN: LU0776414590).

b) Të investohen 4 milionë euro në fondin e UBS Core SPI ETF (me ISIN: CH0131872431).

c) Financimi i këtyre investimeve të mbulohet nga paraja e gatshme dhe nga maturimi i investimeve në fletobligacionet e Qeverisë së Kosovës.