Vendimi i Bordit Drejtues për investimet më 19 janar 2022
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, më 19 janar 2022 ka marrë këtë vendim:
– Shtimin e investimeve në fondin Lyxor US 10Y Inflation Expectations ETF (47 milionë euro) dhe Lyxor 2-10Y EUR Inflation Expectations ETF (23 milionë euro).
Me këtë vendim shuma e përgjithshme në pozicionin e pritshmërive inflacioniste është €70 milionë ose 3% e krejt mjeteve.