Z. Arsim Bruçaj

Z. Arsim Bruçaj

Anëtar Përfaqësues i Bordit Drejtues

Z. Arsim Bruçaj

Arsim Bruçaj ka mbi 22 vjet përvojë në sektorët e bankave, financave dhe konsulencës, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në pozita drejtuese dhe menaxheriale. Karrierën e tij e nisi në ProCredit Bank dhe më pas ka shërbyer si konsulent për organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore në Kosovë, duke u fokusuar në strategji, menaxhim dhe zhvillim ekonomik.

Aktualisht Arsimi mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Swinto Sh.A., një Fintech i licencuar i parasë elektronike, dhe është Kryetar i Bordit në Virtus Lending Sh.P.K. në Kosovë dhe Virtus Lending Sh.A. në Shqipëri.

Arsimi ka njohuri të thelluara mbi tregjet financiare, investimet dhe menaxhimin e rrezikut. Gjithashtu, ai është arbitër i certifikuar në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit të Kosovës.

Arsimi është i graduar MSc në Ekonomi për Analizë Biznesi në Staffordshire University dhe ka studiuar për Financa dhe Investime në UCLA. Përvoja e tij e pasur dhe aftësia për të kombinuar njohuritë strategjike me një qasje praktike e bëjnë atë një kontribuues të rëndësishëm në Bordin Drejtues të FKPK-së.

E-mail: arsim.brucaj@trusti.org