Kryesues i Bordit Drejtues
Z. Emanuel Bajra është financier i njohur dhe njohës i tregut financiar dhe sistemit investues bankar me një përvojë prej gati 20 vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai ka ekspertizë në fushat e tregjeve financiare, gjeopolitikës, bankingut dhe ekonomisë me një theks të veçantë në njohuri të gjera në tregjet globale të parasë.
Përvoja e tij përfshin bankat investuese dhe tregtare, monedhat digjitale, tregjet korporative dhe transformimin e korporatave/bizneseve, ndërtimin e institucioneve financiare, marrëdhëniet me investitorë, tregjet e kapitalit, borxheve dhe derivateve si edhe horizontit financiar rregullues.
Fushat e ekspertizës së Emanuelit përfshijnë afarizmin bankar komercial dhe të investimeve, produktet financiare dhe vlerësimet, menaxhimin e portofolit investuese, riskun, operacionet bankare dhe financiare, menaxhimin e riskut kolektiv dhe atë të koncentruar, pajtueshmërinë dhe përshtatjen e rregulloreve, marketingun e shërbimeve financiare, ekonominë dhe gjeopolitikën, parashikueshmëritë e krizave financiare si edhe tregtimin aktiv të stoqeve.
Ai ka punuar si menaxher i lartë për qeverisje dhe mbikëqyrje në Lloyds Banking Group, si dhe menaxher i lartë dhe këshilltar i bordit ekzekutiv në Lloyds Bank Corporate Markets. Ka qenë mbikëqyrës i divizionit të burimeve njerëzore – si në nivel divizioni edhe korporate. Ai ka ofruar shpjegime, opinione dhe njohuri të thella prej eksperti për çështje makroekonomike, bankare dhe gjeopolitike, dhe ka qenë i kërkuar nga mediat në Kosovë, Shqipëri dhe përtej për mendimet e tij mbi këto çështje.
Gjatë karrierës së tij, Emanueli ka pasur role të ndryshme në afarizmin bankar komercial në Lloyds Banking Group, HBOS, LBCM dhe TSB si edhe në tregjet private – jopublike. Ai ka menaxhuar dhe mbikëqyrur portofole multi-miliardëshe në divizionin e tregjeve kapitale dhe korporatave globale, duke trajtuar transaksione komplekse dhe menaxhim të fletëbilancit dhe strategjive ekzotike të derivateve bankare si edhe inxhinierinë financiare. Emanueli ka mbikëqyrur sistemin e “Murit Kinez” në bankierinë investuese, specifikisht në divizionin e “stockbroking” brenda bankës Lloyds ku ka evaluar dhe sanksionuar transaksione multi-miliardëshe të tregtimeve të përditshme në tregun e kapitalit dhe FOREX. Emanueli ka qenë tregtues aktiv dhe pasiv i stoqeve në aksione, mallra dhe FOREX. Është përdorues i kualifikuar dhe aktiv i terminaleve tregtuese Bloomberg dhe Reuters. Ai gjithashtu ka diplomë baçelor në shkencat politike, dega sociologji, nga Universiteti i Londrës Lindore dhe Shkolla Ekonomike e Londrës. Emanueli është anëtar i Grupit Punues për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës dhe një nga bashkëthemeluesit e tij. Emanueli është anëtar aktiv dhe anëtar bordi i disa organizatave dhe think-tankeve politike dhe ekonomike me qendër në Londër si: Chatham House, Fabian Society, Progress Association dhe Compass Association, Based in Science, MacroInvestment Club. Ai ka ligjëruar në shumë nga universitetet e Kosovës dhe jashtë saj. Ai ka kontribuar në publikime dhe ka mbajtur paraqitje të ndryshme mediale.
Emanueli është edhe shkrimtar dhe autor librash, merret me letërsi, dhe është mbledhës i rryer i librave të rrallë dhe posedon një librari personale prej njëzet e pesë mijë librash.
Hobi ka natyrën, udhëtimet, vrapimin dhe është faktmbledhës i objekteve të vjetra fetare, okultizmit dhe fenomeneve të hapësirës.
E-mail: emanuel.bajra@trusti.org