Znj. Mimoza Mustafa

Znj. Mimoza Mustafa

Anëtare profesionale në Bordin Drejtues

Znj. Mimoza Mustafa

Znj. Mimoza Mustafa është ligjëruese në RIT Kosova (A.U.K), me mbi 20 vjet përvojë mësimdhënie në fushën e matematikës dhe statistikës. Me shkollim të specializuar në fushën e Financës Kuantitative (MSc) dhe Matematikës së Aplikuar (program 4 vjeçar), ajo ka lënë gjurmë si në akademi ashtu edhe në sektorin financiar. Momentalisht është e angazhuar në studimet e doktoratës në fushën e Statistikës Interdisiplinare.

Krahas mësimdhënies, ajo ka ndërtuar një karrierë edhe në sektorin financiar. Me një përvojë të pasur, që përfshin pozita të rëndësishme në institucione financiare (vendore dhe ndërkombëtare), kontributi i saj ka qenë thelbësor në formësimin e industrisë. Vlen të veçohet puna e saj si ekonomiste e lartë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm për stabilitetin financiar përmes nismave inovatore. Ajo ishte pioniere e zhvillimit të modelit të “stress-test”-it për sektorin bankar të Kosovës, një hap kyç në rritjen e elasticitetit të industrisë. Për më tepër, ndërtimi i kornizës për përpilimin e Treguesve të Qëndrueshmërisë Financiare (FSI-s) ka ofruar një mjet jetik për vlerësimin e shëndetit dhe performances së sektorit.

Interesimi i saj profesional kryesor mbetet kryqëzimi i matematikës së aplikuar dhe financës, me një fokus të veçantë në stabilitetin financiar dhe menaxhimin e rrezikut. Përvoja e saj, veçanërisht në rrezikun kreditor dhe atë të likuiditetit, ka fituar vlerësime dhe e ka pozicionuar atë si një akter të rëndësishëm në këtë fushë. Përderisa si një mësimdhënese e përkushtuar, ajo vazhdon të frymëzoj e formësoj mendjet e studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm, duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme njohurish dhe inovacionesh.

E-mail: mimoza.mustafa@trusti.org