Kërkesë për oferta për shërbime të kujdestarisë për Mjetet Pensionale të FKPK-së
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës (Ligji Pensional) dhe ndryshimet e mëvonshme të tij (Ligji Nr. 04/L-115, 04/L-168 dhe 05/L-116), është duke kërkuar:
- Oferta nga institucione të kualifikuara për shërbime të kujdestarisë për ruajtjen dhe administrimin e mjeteve pensionale të FKPK-së, të cilat e tejkalojnë shumën prej 3.2 miliardë euro dhe rriten me rreth 250 milionë euro në vit nga kontributet neto hyrëse. Mandati përfshin kujdestarinë e fondeve ETF në shumë valuta, fonde të hapura dhe letra me vlerë individuale, si dhe mbështetje për pajtueshmëri me rregulloret, përmbyllje të transaksioneve, mbajtje të evidencës dhe raportimeve përkatëse.
Shprehja e interesimit:
- Ju lutemi shkruani në bids@trusti.org për të marrë dokumentacionin e tenderit, i cili përfshin listën e plotë të kritereve dhe udhëzimet për mënyrën e aplikimit. Subjekti i emailit: “Kërkesë për Dosje | RFP-2025-01_Custodian” e ndjekur nga emri i institucionit financiar. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më: 30 qershor 2025.
Për më shumë detaje rreth investimeve ju lutemi vizitojeni vegzën në vijim: https://trusti.org/en/investments/