Llogaria juaj individuale e kursimeve pensionale në FKPK, hapet nëse:

  1. Punëdhënësi ju deklaron përmes listës së pagave në ATK dhe bën pagesën përkatëse të kontributeve; dhe/ose.
  2. Bëni deklarimin dhe pagesën tremujore të kontributeve si i vetpunësuar.

Llogaria juaj individuale, mbetet e hapur deri në momentin e tërheqjes së mjeteve të kursyera, që mund të bëhet vetëm sipas kushteve ligjore të sqaruara në rubrikën tërheqja e kursimeve.

Kursimet tuaja dhe të pjesëmarrësve të tjerë, FKPK-ja vazhdimisht i investon në tregjet financiare, me qëllim të ruajtjes dhe shtimit të vlerës së kursimeve përgjatë kohës.

Për të shikuar bilancin e llogarisë suaj, ju mund të regjistroheni ose të kyçeni në llogarinë tuaj.