Kuvendi emëroi dy anëtarë në Bordin Drejtues
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e filluar më 23 nëntor 2017 dhe të përfunduar më 30 nëntor 2017 ka plotësuar dy pozitat vakante në Bordin Drejtues të FKPK-së. Në pozitën e anëtarit profesional të u emërua z. Hajdar Korbi dhe në pozitën e përfaqësimit dhe këshillimit të punëdhënësve të Kosovës u emërua z. Valdrin Kasumaj. Mandati i tyre do të jetë 4-vjeçar.