10.12.2024

Kuvendi i emëroi edhe dy anëtarë në Bordin Drejtues

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit 2024, i ka emëruar edhe dy anëtarë në Bordin Drejtues të FKPK-së.

Z. Arsim Bruçaj dhe z. Ali Vitija u emëruan me mandat katërvjeçar, duke filluar nga data e emërimit nga Kuvendi.

Me këtë vendim të Kuvendit Bordi Drejtues i FKPK-së është i plotë në përbërje, me të gjithë anëtarët që kanë të drejtë votimi.