Njoftim për ndërprerje të përkohshme të shërbimeve
Të nderuar kontribuues,
ju njoftojmë se gjatë kësaj fundjave, më 7 mars 2026, për shkak të nevojës së mirëmbajtjes së sistemeve, mund të ketë ndërprerje disa-orëshe në shërbimet online të FKPK-së (eTrusti). Nëse keni nevojë të qaseni në eTrusti, ju lutemi ta bëni këtë para orës 09:00.
Nga kjo ndërhyrje do të afektohet edhe shërbimi i shkarkimit të pasqyrës përmes platformës eKosova.
Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!