Njoftim për nënshkrimin e memorandumit me MFPT
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovëas (FKPK) dhe Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) e kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për metodologjinë e rimbursimit të 10% të mjeteve të tërhequra gjatë periudhës 7 dhjetor 2020 e deri më 6 prill 2021.
Sipas këtij memorandumi, varësisht alokimeve buxhetore nga vendimet e Kuvendit të Kosovës, llogaritë që do të rimbursohen më së pari më 2023 do të jenë ato për të cilat ka pasur tërheqje të mjeteve pensionale për arsye të pensionimit si raste të vdekjes dhe të pensionimit të moshës (përgjatë periudhës 7 dhjetor 2020 e deri më 31 dhjetor 2023).
Në këtë memorandum përcaktohet se kjo metodologji do të vazhdojë së zbatuari për çdo vit vijues dhe deri në përfundimin e periudhës së rimbursimit të plotë (sikurse ishte parashikuar me legjislacionin përkatës), pra deri në fund të vitit 2028.