Njoftim për rikuperimin e investimeve të FKPK-së
I njoftojmë të gjithë kontribuuesit dhe palët e interesuara se të gjithë portofolat investues të FKPK-së tashmë janë rikthyer në nivel pozitiv edhe për vitin 2025.
Për datën e fundit të raportimit (15 maj 2025) investimet e FKPK-së për këtë vit e kanë këtë rezultat nga investimet:
Portofoli | Grumosha | Kthimi nga investimet për vitin aktual |
Portofoli Konservativ | 63+ vjeç | +1.26% |
Portofoli Balancuar | 58-62 vjeç | +1.01% |
Portofoli Standard | 15 deri 57 vjeç | +0.18% |
Ky rikuperim erdhi pas rënieve të theksuara në tregjet financiare globale, të cilat gjatë marsit dhe prillit i kishin prekur kursimet e kontribuuesve të FKPK-së të moshës deri 63 vjeçare. Ndërsa kontribuuesit e moshës 63 vjeçar e sipër kanë qenë vazhdimisht të mbrojtur nga luhatjet, duke realizuar kthim pozitiv nga investimet.
Ritheksojmë se në afatgjatë FKPK-ja ka dëshmuar ngritje të vlerës nga investimet, dhe ka akumuluar rreth 1 miliard euro kthim bruto nga investimet (prej themelimit e deri më tani).