Institucioni i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është themeluar në vitin 2001 dhe ka filluar funksionimin e tij në gusht të vitit 2002.

FKPK-ja vepron në Republikën e Kosovës si institucion financiar joprofitabil, nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), dhe i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Si institucioni i vetëm i shtyllës së dytë të pensioneve në Kosovë, FKPK-ja ka mandat t’i administrojë dhe investojë kursimet pensionale të qytetarëve, duke vepruar me transparencë, përgjegjësi dhe standarde të larta profesionale.

FKPK-ja drejtohet nga Bordi Drejtues, i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe nga Drejtori Menaxhues, i cili shërben si Zyrtari Kryesor Administrativ i institucionit.

Për më shumë informacione rreth strukturës, përbërjes dhe rolit të Bordit Drejtues, si dhe të menaxhmentit ekzekutiv, ju ftojmë të vizitoni vegëzat përkatëse në uebfaqe.