Rikujtim: Konkursi për dy anëtarë në Bordin Drejtues të FKPK-së mbyllet këtë javë
Këtë të enjte, më 27 qershor 2024, ora 16:00, mbyllet konkursi për dy pozita në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).
Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e ka rishpallur konkursin për:
- Një anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve në Kosovë dhe
- Një anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë.
Informacionet e plota për mandatin, kriteret, kushtet dhe mënyrën e konkurrimit mund të gjenden në faqen e internetit të FKPK-së në vijim:
https://trusti.org/wp-content/uploads/2024/06/FKPK_Konkurs_BordiDrejtues_shq_202406.pdf