Shifrat e gjithë procesit të aplikimit për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti
Procesi i aplikimit për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti ka filluar më 11 dhjetor 2020 pasdite dhe është mbyllur më 6 prill 2021, në mesnatë.
Përgjatë katër muajve 10%-shin e kursimeve pensionale e kanë tërhequr 427,363 kontribuues dhe shuma e tërhequr ishte 198.06 milionë euro. Fitimi mesatar i për të gjitha llogaritë ishte 24.2%, me shumë mesatare prej 463 euro. Nga gjithsej rreth 650 mijë kontribuues që kishin të mundësi aplikimi për tërheqje, rezulton se 66% e tyre kanë aplikuar për tërheqje.
Tabela: Të dhënat kryesore të pagesave faktike sipas muajve për gjithë procesin
Periudha | Numri i pagesave |
Vlera e 10% | Shuma mesatare për person | Fitimi mesatar |
Dhjetor 2020 | 397,557 | €185,418,786 | €466 | 24.0% |
Janar 2021 | 17,211 | €6,778,413 | €394 | 26.5% |
Shkurt 2021 | 6,099 | €2,635,296 | €432 | 26.7% |
Mars 2021 | 5,036 | €2,487,752 | €494 | 26.5% |
1-6 prill 2021 | 1,460 | €741,669 | €508 | 28.1% |
Gjithsej | 427,363 | €198,061,916 | €463 | 24.2% |