Vendimet e Komisionit të Investimeve më 7 prill 2026
Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni i Investimeve i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 7 prill 2026 i mori këto vendime:
1. Në Portofolin Standard, të tërhiqet i tërë ekspozimi në SPDR S&P Oil & Gas Exploration & Production ETF (me ISIN: US78468R5569), nëse çmimi për aksion arrin në $185.
2. Për muajin prill 2026, investimi automatik në Vanguard Global Stock Index Fund (me ISIN: IE00B03HD316) të realizohet në tri pagesa në cikle javore, sikurse në vijim:
a) Portofoli Standard (gjithsej 45 milionë euro; javore: 15 milionë euro).
b) Portofoli i Balancuar (gjithsej 6 milionë euro; javore 2 milionë euro).