Vendimet e Komisionit të Investimeve më 15 qershor 2026

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni i Investimeve i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 15 qershor 2026 i mori këto vendime:

1. Në Portofoliin Standard të investohen:
a) 42 milionë euro në iShares MSCI Emerging Markets ETF.
b) 25 milionë euro në Schroder Global Alpha Euro Fund.
c) 39 milionë euro në Allianz Dynamic Fund.
d) 20 milionë euro në BlackRock Allocation Fund.
e) 20 milionë euro në Schroder Balanced Fund.

2. Nga Portofoli Standard të shiten:
a) 52 milionë euro nga Amundi Smart Overnight ETF.

3. Në Portofolin e Balancuar të investohen:
a) 5 milionë euro në iShares MSCI Emerging Markets ETF.
b) 3 milionë euro në Allianz Dynamic Fund.
c) 1.5 milionë euro në Global X Data & Digital Infrastructure ETF.

4. Nga Portofoli Standard dhe i Balancuar të bëhet tërheqje e plotë nga Nordea Stable Return.