Vendimet e Komisionit të Investimeve më 27 korrik 2026

Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni i Investimeve i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 27 korrik 2026 i mori këto vendime:

1. Në Portofolin Standard të investohen:
a) €8 mln në UBS Core SPI ETF (me ISIN: CH0131872431) .
b) €5 mln në SPDR S&P Euro Dividend Aristocrats ETF (me ISIN: IE00B5M1WJ87).
c) €15 mln në HAN Future of Defence ETF (me ISIN: IE0000J5TQP4) në tre transhe dyjavore.
d) €15 mln në VanEck Defense ETF (me ISIN: IE000YYE6WK5) në tre transhe dyjavore.
e) €10 mln në iShares US Digital Infra & Real Estate ETF (me ISIN: US4642875318).

2. Në Portofolin Standard të shiten në tërësi:
a) Vanguard Euro Government Bond ETF (me ISIN: IE00BH04GL39).
b) SPDR S&P Oil & Gas Exploration & Production ETF (me ISIN: US78468R5569).

3. Në Portofolin e Balancuar të investohen:
a) €1 mln në UBS Core SPI ETF (me ISIN: CH0131872431);
b) €2 mln në HAN Future of Defense ETF (me ISIN: IE0000J5TQP4).
c) €2 mln në VanEck Defense ETF (me ISIN: IE000YYE6WK5).
d) €3 mln në US Infrastructure ETF (me ISIN: US46435U7138);
e) €3 mln në Global X Data Center & Digital Infrastructure ETF (me ISIN: US37954Y2366).

4. Në Portofolin e Balancuar të shiten €11 mln nga iShares Residential Real Estate ETF (me ISIN: US4642885622).