02.08.2016

Katër banka do të ofrojnë tërheqjen në faza

Prej shtatorit 2016 të gjithë përfituesit e pensionit nga FKPK-ja do të mund t’i tërheqin kursimet pensionale në faza përmes katër bankave: TEB, NLB, BPB dhe Banka Ekonomike. Ka qenë iniciativë e FKPK-së që përfituesve të pensionit t’ju ofrojë më shumë mundësi për tërheqje të kursimeve, duke synuar që të përfshijë në këtë program të gjitha bankat e interesuara.

Kujtojmë se në programin e tërheqjes në faza kalojnë të gjithë përfituesit që kanë bilanc të kursimeve pensionale mbi 3,000 euro. Tërheqja për këta përfitues do të jetë nga 200 euro në muaj për bilancet 3,000 deri në 20,000 dhe me nga 1% të shumës për bilancet mbi 20,000 euro. Në secilin rast tërheqja e kursimeve bëhet deri në momentin e shterimit të gjithë bilancit. Të programin e tërheqjes në faza përfituesve u ofrohet edhe mundësia e tërheqjes së 20% të bilancit në një pagesë të vetme në momentin e aplikimit për pension.

Për shumat me bilanc deri në 3,000 euro tërheqja e kursimeve bëhen në një pagesë të vetme.