15.08.2016

€33 mln kthimi bruto nga investimet për gjysmëvitin

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) pati rezultat pozitiv nga investimet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kthimi bruto nga investimet për këtë periudhë ishte rreth +€33 mln. Megjithëse tregjet këtë vit ishin nën oscilime të forta, strategjia investuese e FKPK-së po jep frytet duke amortizuar luhatjet, por njëkohësisht duke siguruar rritje të vlerës gjatë rikuperimit dhe ngritjes së tregjeve.

Për të njëjtën periudhë, mjetet nën menaxhim janë shtuar për rreth €94 mln, të ndikuara më shumë nga kontributet e reja pensionale.