22.12.2016

Amundi i shtohet listës së aset-menaxherëve

Prej dhjetorit 2016 Amundi do të menaxhojë një pjesë të mjeteve të FKPK-së përmes fondit investues Amundi Rendement Puls I2.  Ky fond, që tregton me aksione dhe me më shumë fletobligacione, përmes menaxhimit aktiv të riskut synon të mbajë luhatshmërinë vjetore të portofolit nën 4%.

Amundi, me seli në Paris, Francë, është themeluar më 2010 nga Crédit Agricole dhe Société Générale, për t’i rigrupuar operacionet e tyre të menaxhimit të aseteve nën një kulm. Për nga shuma e mjeteve nën menaxhim, Amundi renditet në krye të listës së aset-menaxherëve në Europë. Deri më 30 shtator 2016 Amundi kishte 1,054 miliardë EUR mjete nën menaxhim, shtrirje në 30 vende të botës dhe mbi 4 mijë të punësuar.