14.01.2013

Dorëhiqet përfaqësuesi i punëdhënësve

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) konfirmon se përfaqësuesi i deritanishëm i punëdhënësve në Bordin Udhëheqës të FKPK-së, z. Ejup Qerimi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet që lidhen me pozitën e anëtarit në Bordin Udhëheqës. Z. Qerimi e ka arsyetuar dorëheqjen e tij në respekt të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, lidhur me konfliktin potencial të interesit në mbajtjen e dy pozitave publike.

Bordi Udhëheqës e falënderon z. Qerimi për kontributin e dhënë në punën e Bordit.

Z. Qerimi gjithashtu e ka njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës me vendimin e marrë për dorëheqjen nga Bordi i FKPK-së.