01.10.2015

Edhe €10 mln në bono të Kosovës

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës i ka investuar edhe 10 milionë euro në ankandin e fundit të zhvilluar më 30 shtator 2015. Ky investim është me maturim 2-vjeçar dhe e çonë totalin e investimeve të FKPK-së për vitin 2015 në letrat me vlerë dhe bono të Qeverisë së Kosovës në mbi 55 milionë euro deri më 30 shtator.