31.08.2015

Investimi i radhës i FKPK-së në Kosovë

FKPK-ja ka marrë pjesë në ankandin e fundit të bonove të Qeverisë së Kosovës me afat maturimi 5-vjeçar, duke investuar 4.2 milionë euro nga 15 milionë euro që ishte vlera e përgjithshme e ankandit. Ky ishte edhe ankandi i parë me maturim 5-vjeçar në Kosovë. FKPK-ja në total, deri më 31 gusht 2015, i ka të investuara në letrat me vlerë dhe obligacionet e Qeverisë së Kosovës rreth 66.3 milionë euro.