17.07.2014

FKPK fiton çmimim “Argjend” për Raportin Vjetor 2013

Raporti Vjetor 2013 i përgatitur nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka marrë çmimin “Argjend” nga Liga Amerikane e Komunikimit Profesional  (LACP) në konkurrencën e organizatave jo-fitimprurëse. Sipas gjykimit të jurisë Raporti Vjetor i FKPK-së ka marrë 97 pikë nga 100 të mundshme. Në këtë konkurrencë ishte “Goodwill Industries of Kentucky, Inc.”, një OJQ nga SHBA-ja për persona me aftësi të kufizuar, që mori çmimin “Platin”. Në garën për verzionin digjital të raportit në po të njëjtën konkurrencë, FKPK është shpërblyer me çmimin “Bronz”. Detajet e këtij konkursi mund të gjenden duke klikuar/vizituar adresën elektronike në vijim:http://www.lacp.com/2013vision/awards-annual-report-competition-kosovo-pension-savings-trust.htm

LACP çdo vit organizon këtë garë prestigjioze për vlerësimin e raporteve vjetore, garë kjo ku marrin pjesë shumë prej korporatave dhe organizatave jofitimprurëse kryesore botërore. Ishte raporti vjetor i “Deimler AG”, prodhuesit të makinave dhe autobusëve nga Gjermania, i cili sivjet me 99 nga 100 pikët e mundshme e ka fituar Çmimin e Përgjithshëm.

Juria, përveç në konkurrencën e organizatave jo-fitimprurëse, ka shpërblyer FKPK-në edhe me “Nderime” për letrën drejtuar kontribuuesve për raportet nga Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme.

Gjatë përgatitjes së Raportit Vjetor 2013 objektivi i FKPK-së ka qenë të avancohen: disajni dhe efekti vizuel, transparenca, lehtësia e të lexuarit, përmbajtja dhe statistikat, si dhe informimi i lexuesit. FKPK është shumë krenare me dhënien e këtyre çmimeve nga ana e LACP, meqë mundi i dedikuar këtij projekti tashmë ka marrë vlerësim ndërkombëtar, gjë që nënkupton edhe përmbushjen e synimeve të ekipit të projektit dhe institucionit të FKPK-së.

Nëse dëshironi të shikoni Raportin Vjetor 2013 klikoni këtu: RV2013

Ilustrim: Lista e fituesve të çmimit për Raportin Vjetor 2013 (kliko këtu për ta parë në internet:http://www.lacp.com/2013vision/non-profits.htm)

Çmimi