29.07.2015

Investohen edhe €40 mln në Nordea SRF

Pas shitjes së aksioneve në fondin e Aquila Risk Parity 7 Fund, por edhe akumulimeve mujore nga kontribuuesit, me propozim të Komisionit për Investime të Bordit Drejtues të FKPK-së, është marrë vendim që të plasohen edhe 40 milionë euro nga asetet pensionale në fondin e Nordea SRF.