Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e miratoi Raportin Vjetor 2020 të FKPK-së
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës e ka miratuar unanimisht Raportin Vjetor 2020 të FKPK-së. Në Komision FKPK-në e kanë prezantuar Ruzhdi Morina, Kryesues i Bordit Drejtues, Driton Qehaja anëtar i Bordit, Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues dhe Vërshim Hatipi, Zëvendësdrejtor.
Anëtarët e Komisionit i kanë diskutuar në detaje çështjet investuese, operacionale dhe pasqyrat e audituara duke e vlerësuar raportin të mirëpërgatitur, transparent dhe me informacione të rëndësishme. Po ashtu në kuadër të raportimit, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe çështjet që ndërlidhen me tërheqjen e 10%-shit.
Në këtë mënyrë i është hapur rruga diskutimit dhe miratimit të Raportit Vjetor 2020 nga Kuvendi i Kosovës.