10.11.2021

Zhvillohet takim me përfaqësuesit e BSPK-së

Me qëllim të informimit të detajuar me gjendjen e kursimeve pensionale, përfaqësues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës mikpritën në takim z. Atdhe Hykolli, Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me bashkëpunetorët e tij.

Takimi kaloi në frymë pozitive të bashkëpunimit ku u diskutuan të gjitha çështjet me interes të përfaqësuesve të punëmarrësve si dhe u njoftuan me gjendjen aktuale të FKPK-së, si në fushën e investimeve ashtu edhe atë operacionale.

Palët shprehen gatishmërinë që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen, për t’i dhënë mundësi komunikimit të drejtpërdrejt mes FKPK-së e përfaqësuesve sindikalë, që të gjitha shqetësimet e kërkesat e tyre të trajtohen në mënyrën më të përpiktë e profesionale.

Takimi_sindikat-Trust Takimi_sindikat-Trust2