18.03.2015

Kuvendi i miratoi tarifat e FKPK-së për 2015-n

Kuvendi i Kosovës i ka miratuar tarifat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) për vitin 2015. Kuvendi e pranoi kërkesën e Bordit Drejtues të FKPK-së që për aktivitetet investuese të ngarkojë tarifë prej 0.40% ndaj mjeteve nën menaxhim, duke e mbajtur kështu të njëjtë me vitin paraprak (2014: 0.40%).

Njëkohësisht Kuvendi vendosi që tarifa për aktivitetet operacionale të jetë 0.085%, e ulur nga 0.13% që ishte për vitin 2014. Në këtë nivel tarifa operacionale e FKPK-së do të jetë ndër më te ulëtat në gjitha vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (e njohur si OECD) dhe më gjerë.