10.03.2015

Reagim ndaj lajmit në gazetën “Zëri”

Pas publikimit të lajmit në gazetën “Zëri”, më datë 10 mars 2015, me titull “BQK presion Trustit”, Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dëshiron të informojë kontribuuesit dhe publikun se nuk pajtohet me përmbajtjen e artikullit në fjalë.

Bordi Drejtues rikonfirmon se ka raporte korrekte me Bankën Qendrore të Kosovës, në rregullimin e çështjeve mbi pensionet si në fushën e investimeve dhe po ashtu në atë të menaxhimit të riskut.