Kuvendi i miratoi tarifat e FKPK-së për 2017
Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor 2016 ka miratuar tarifën operacionale prej 0.081% dhe tarifën investuese prej 0.393% që FKPK-ja do t’i mbajë për vitin 2017.
Tarifat e vitit 2017 janë vendosur kështu më të ulëta sesa ato që ishin për vitin 2016, përkatësisht: 0.082% tarifa operacionale dhe 0.398% tarifa investuese.