24.03.2021

Njoftim: aplikimi për tërheqjen e 10%-shit mbyllet më 6 prill 2021

Prishtinë 24 mars 2021 – Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ua rikujton të gjithë kontribuuesve që ende nuk kane aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më 6 prill 2021 mbyllet afati për aplikim.

Ky afat është i bazuar në ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (Nr. 07/L-016, Neni 12A, pika 2), ku përcaktohet që mundësia për aplikim përfundon brenda 4-muajve nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi. Ndërsa hyrja në fuqi e tij, siç është parashikuar në Nenin 17, është në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare është bërë më 7 dhjetor 2020, andaj afati 4-mujor përfundon më 6 prill 2021.

Kujtojmë këtu se për tërheqjen e 10%-shit deri më tani kanë aplikuar rreth 425 mijë kontribuues me një shumë totale të tërheqjes prej rreth 197 milionë euro.