11.01.2021

Trusti në top tri fondet pensionale për 2020 nga IPE Awards në “Menaxhimin Aktiv të Investimeve”

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK/Trusti) merr  “Mirënjohje të Lartë” në eventin më të rëndësishëm profesional të ndarjes së çmimeve për sektorin publik dhe privat të pensioneve në Europë, që organizohet nga IPE Awards. Vlerësimi i Trustit është arritje e lartë, duke u rënditur krahas gjigandit suedez AP4 dhe fituesit të kategorisë, fondit belg Amonis OFP. Vegza e gjithë fituesve mund të gjendet këtu: https://ipe.swoogo.com/ipeawards2020/winners2020

Kategoria e Menaxhimit Aktiv është tejet sfiduese duke konsideruar që në konkurrencë ishin më shumë se 70 fonde pensionale europiane. Kjo kategori fokusohet ne aspekte të ndryshme të menaxhimit aktiv të portfolit, si: investimi dinamik në klasa të ndryshme të aseteve, menaxhimi i riskut dhe rezistenca e portofolit, strategjia investuese dhe qasja taktike, përzgjedhja e fondeve investuese, angazhimi i fondeve të tregtueshme etj. Trusti përgjatë vitit 2020 ka arritur të reduktojë skajshmërisht ndikimin e rënies së tregjeve financiare si pasojë e Covid-19, duke mbajtur nivel tejet të ulët të luhatshmërisë, e njëkohësisht duke përfituar përgjatë ngritjes se tregjeve në pjesën e dytë të vitit 2020, me rreth €72 milionë kthim bruto nga investimet.

Foto ilustruese: fituesit e çmimeve të argjendta të IPE Awards 2020

Çmimi_IPEAwards_202101