13.12.2020

Njoftim për mundësinë e ankimimit ndaj tërheqjes së 10%-shit

Të nderuar kontribuues,

që nga fillimi i hapjes së portalit për aplikim për tërheqjen e 10%-shit, një numër i vogël i kontribuuesve na kanë kontaktuar për të anuluar aplikimin e tyre individual.

Me qëllim të shërbimit sa më të mirë, kontribuuesve që duan ta anulojnë aplikimin e tyre, që e kanë bërë në datat: 11, 12 dhe 13 dhjetor, mund ta kërkojnë anulimin e aplikimit deri më së largu në fund të ditës së martë, më 15 dhjetor 2020.

Për të gjithë aplikuesit e tjerë, prej nesër e tutje, mundësia e anulimit të aplikimit do të jetë 24 orë, prej ditës që kanë aplikuar.

Që kjo të jetë e mundur, të interesuarit duhet të na shkruajnë në: ankesa10@trusti.org

Bashkë me e-mailin, duhet të dërgojnë foton e letërnjoftimit nga dyja anët dhe numrin e kontaktit.