Njoftimi i radhës për çështjen e 10%-shit
Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.
Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres që ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare).
Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit online për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi.