01.04.2022

Pasqyrat e Trustit tani me kod digjital të verifikimit

Me qëllim të lehtësisë së verifikimit të pasqyrave të llogarive në FKPK, prej 1 prillit 2022 të gjitha pasqyrat e gjeneruara nga FKPK-ja do ta kenë në to të paraqitur edhe kodin digjital (QR Code). Përmes këtij kodi çdo pasqyrë mund të verifikohet nga një telefon i mençur ose pajisje e dedikuar për skanimin e kodeve të tilla digjitale.

Kështu kontribuuesit do ta kenë shumë të lehtë të konfirmojnë kudo vërtetësinë e pasqyrave të llogarive, pa pasur nevojë që ato të jenë të vulosura.