01.03.2024

Pasqyrat vjetore 2023

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK), në përputhje me kërkesën dhe kriteret ligjore, çdo vit ua dërgon pjesëmarrësve pasqyrën vjetore të llogarisë së kursimeve pensionale. Për vitin 2023 përmes postës elektronike tashmë janë dërguar 449,023 pasqyra, ndërkaq numri i pasqyrave për dërgesë përmes Postës së Kosovës është 157,073 sosh.

Për ta pranuar pasqyrën vjetore përmes emailit, ftojmë kontribuuesit të regjistrohen në portalin eTrusti – nga i cili portal mund të marrin edhe shërbime të tjera informuese për llogarinë e tyre të kursimeve pensionale. Vegza për regjistrim në eTrusti është kjo: https://online.trusti.org/#/

Krahas kësaj, pasqyra e llogarisë në FKPK mund të shkarkohet edhe në eKosova, përmes vegzës: https://ekosova.rks-gov.net/Service/30.